Ballina Kronike VIDEO/ Hyn me armë për të vjedhur dyqanin e floririt në Tiranë,...

VIDEO/ Hyn me armë për të vjedhur dyqanin e floririt në Tiranë, shihni ç’i bën shitësja

Këto pamje të kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një person është futur në një dyqan me bizhuteri floriri, ndërsa ka tentuar të grabisë duke kërcënuar shitëset me armë.

Në dyqan ndodhen dy shitëse, ndërsa njëra prej tyre teksa ulërinte nga frika, ka gjetur guximin dhe i ka drejtuar një spraj djegës në fytyrë duke e detyruar të largohej.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamed Gjollesha” në Tiranë, përballë shkollës Sabaudin Gabrani, ndërsa më pas është bërë edhe një denoncim në polici, për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të kësaj grabitjeje të mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.10.2018, rreth orës 17:57, në rrugën “Muhamed Gjollesha” një person i maskuar nën kërcënimin e një arme të dyshuar lodër ka tentuar të vjedhë në një argjendari.

Personi i maskuar nuk ka arritur të realizojë vjedhjen, por është larguar pasi është spërkatur me solucion nga punonjëset e argjendarisë.

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij.