Ballina Kronike RENEA dhe FNSH blindojnë sërish Shijakun

RENEA dhe FNSH blindojnë sërish Shijakun


Forcat RENEA dhe ato të FNSH-së kanë zbarkuar sërish në zonën e Shijakut. Mësohet se ato janë të mbështetura edhe nga Grupi i Posaçëm Operacional dhe policia e Durrësit, Forcat Speciale. Burime në terren thanë për “DuaLajm.com” se po vazhdojnë kontrolle për ekzekutimin e disa urdhër arresteve të paekzekutuar.

Një natë më parë, RENEA goditi një prej familjeve të përfshira në trafikun e drogës, atë të Astrit Avdylit, i cili ra në pranga bashkë me dy vëllezërit dhe një kushëri. Grupi i Shijakut ishte i lidhur edhe me laboratorin e heroinës në Has. Operacionet antidrogë janë shtrirë në disa qarqe të vendit.