Ballina Aktualitet Tronditet Mati, vriten me armë zjarri dy punonjësit e Bashkisë

Tronditet Mati, vriten me armë zjarri dy punonjësit e Bashkisë

Dy persona raportohet se janë vrarë me armë zjarri në Mat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shëlli dhe sipas informacioneve paraprake dy personat janë punonjës të bashkisë.

Mësohet se punonjësit e bashkisë ishin angazhuar për hapjen e një rruge në fshatin Shëlli, teksa janë qëlluar për vdekje nga një person, i cili dyshohet se ka qenë banor i zonës.

Ende nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Raportohet se viktimat ishin shoferë të Bashkisë, Mat.

Pritet njoftimi zyrtar nga policia për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarje.