Ballina Aktualitet Tjetër ngjarje e rëndë në Tiranë, plagoset me armë zjarri 18-vjeçari (Emri)

Tjetër ngjarje e rëndë në Tiranë, plagoset me armë zjarri 18-vjeçari (Emri)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet. Ngjarja e rëndë është shënuar pak minuta më parë në zonën e Selitës.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i policisë
Më datë 12.10.2018, rreth orës 12:45, në “Selitë“ është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi Mikel Shira, 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit. Po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve