Ballina Aktualitet “Lajm urgjent! Mos konsumoni paracetamol 500 mlg, është vdekjeprurës”, mesazhi që po...

“Lajm urgjent! Mos konsumoni paracetamol 500 mlg, është vdekjeprurës”, mesazhi që po “çmend” rrjetin

Një njoftim urgjent është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme, ku paralajmërohej që të mos konsumohej një lloj paracetamoli, i cili nëse konsumohet është vdekjeprurës.

Pas këtij mesazhi, i cili ka pushtuar rrjetet sociale me shpejtësi, ende nuk ka një reagim nga Ministria e Shëndetësisë.

Shumë njerëz i ka zënë paniku nga ky njoftim i çuditshëm dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale dhe ua kanë dërguar miqve mesazh.

Ja çfarë shkruhet në rrjetet sociale:

Lajmerim URGJENT

MOS KONSUMONI PARACETAMOL NE TE CILIN SHKRUAN P/500

Eshte nje tablete me shkelqim dhe shume i bardhr,mjeket paralajmerojne se permban virusin “machupo” qe kinsiderohet si nje prej viruseve me te rrezikshem me nje shkalle te larte te vdekshmerise.

Ju lutem shperndane sa me shume ,shpetoni jete.Une obligimin tim e kryva,tash ju e keni radhen

Mbani mend Zoti ju ndihmon atyre qe ndihmojne te tjeret!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook