Ballina Aktualitet Alarmohet policia, bombë në mes të Tiranës

Alarmohet policia, bombë në mes të Tiranës

Një valixhe e dyshimtë që është gjetur mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka alarmuar policinë e Tiranës.

“Më datë 24.06.2018, rreth orës 20:25, nga Komisariati Dixhital njoftohemi se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë bustit të “Papa Gjon Pali i Dytë”, është gjetur një valixhe e dyshimtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, ku kanë formuar perimetrin e sigurisë, si dhe është njoftuar njësia antieksploziv për të kryer veprimet e mëtejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook