Ballina Kronike Burri i vë flakën gruas, po transportohet drejt Tiranës

Burri i vë flakën gruas, po transportohet drejt Tiranës

Një grua ka mbërritur në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës. Sipas burimeve spitalore, ajo ka pasur djegie të rëndë.

Sipas dyshimeve paraprake të policisë, mësohet se një grua është djegur nga burri i saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tresh të Lezhës.

Mjekët në spitalin e Lezhës kanë vlerësuar se e plagosura ka nevojë për mjekim të specializuar dhe kështu ajo po transportohet drejt Tiranës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook