Ballina Kronike Të shtëna me armë zjarri në Cërrik, plagosen dy të rinj

Të shtëna me armë zjarri në Cërrik, plagosen dy të rinj

Të shtëna me armë zjarri kanë shkaktuar panik vetëm pak minuta më parë në Cërrik.

Sipas burimeve policore, janë plgoasur dy të rinj dhe ndërkohë në pranga është vënë autori.

Njoftimi i Plotë

Policia identifikon në kohë reale autorin e plagosjen me armë zjarri të dy shtetasëve.

Policia kap dhe shoqëron drejtuesin e automjetit i cili ka larguar nga vendngjarja autorin e dyshuar dhe bashkëpuntorin e tij

Forca të shumta të Policisë vijojnë ndjekjen për kapjen e tyre.

Më datë 08.10.2018 , rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” në Cerrik, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik, si dhe është plagosur lehtë në dorë shtetasi J.R., 22 vjeç, banues në Cerrik, të cilët ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta të Policisë dhe grupit hetimor dyshohet se shtetasi B.H sëbashku me shtetasin I.F, po udhëtonin me një automjet tip Golf që drejtohej nga shtetasi A. Zh.

Shtetasi B.H, ka parë shtetasin G.K me të cilin kishte një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta ka zbritur nga automjeti dhe është konfliktuar fizikisht me të.

Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi J.R, shoku i shtetasit G.K, si dhe dy shokët e shtetasit B.H, shtetasit A.Zh dhe I.F.

Në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi B.H , ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit G.K, i cili është plagosur në këmbë, si dhe është plagosur në dorë shoku i tij shtetasi J.R.

Policia ka kapur dhe shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit shtetasin Angjelo Zhelegu i cili ka larguar nga vendngjarja autorin e dyshuar dhe shokun e tij

Forca të shumta të Policisë të DVP Elbasan, janë vënë në ndjekje të autorit dhe bashkëpuntorit tjetër ku vijon ndjekja për kapjen e tyre.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

LEXO EDHE:  Terrorizoi banorët e Mamurrasit me të shtëna, arrestohet 22-vjeçari që nuk iu bind punonjësve të policisë (Emri)