Ballina Kronike Largohet nga banesa një ditë më parë, humb jetën tragjikisht 65-vjeçari

Largohet nga banesa një ditë më parë, humb jetën tragjikisht 65-vjeçari

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Maliq të Korçës.

Sipas policisë në rezervuarin e fshatit Bletas (Bratomirë) është gjetur i mbytur shtetasi G. M., rreth 65 vjeç, banues në Podgorie-Maliq. Nga të dhënat e para dhe këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se shtetasi i mësipërm vuante nga depresioni dhe më datë 13 janar 2018, ishte larguar nga banesa në mbrëmje, pa lënë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook