Ballina Aktualitet LIVE/ “Zjarr e tymuese”, tensionohet situata para Bashkisë, banorë përleshen me policinë...

LIVE/ “Zjarr e tymuese”, tensionohet situata para Bashkisë, banorë përleshen me policinë (VIDEO)

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka hyrë sot në ditën e 12. Sot ata janë zhvendosur përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, ku i bëjnë thirrje kryetarit Erion Veliaj, të tërheqë vendimin.

Situata atje paraqitet e tensionuar, pasi banorët kanë hedhur tymuese, vezë e shashka drejt Bashkisë.

Rreth 200 banorë me thirrje dhe me një banderolë të madhe ku shkruhet “MASHTRIM” e quajnë korruptiv projektin që do u prishë shtëpiat e bizneset tek zona e Astirit.

Mësohet se “tek Bashkia ka një numër të shtuar të policisë, policia e rendit, policia bashkiake dhe Forcat Shqiponja”.

Së fundmi, banorët kanë tentuar sërish të futen brenda Bashkisë, ku ka pasur dhe konfrontim fizik mes tyre dhe policisë bashkiake.

Protesta e banorëve të Unazës së Re, vijon me kërkesën për dëmshpërblim 100% të pronave të tyre. Opozita qëndron në krahë të tyre!

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 15. November 2018