Ballina Aktualitet Makina bie nga lartësia në Dajt, plagosen rëndë 4 persona

Makina bie nga lartësia në Dajt, plagosen rëndë 4 persona

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një makinë ka rënë nga lartësia në rrugën e Dajtit.

Burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit bëjnë me dije se si pasojë e rënies së mjetit, kanë mbetur të lënduar 4 persona.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa së fundmi raportohet se gjendja shëndetësore e të aksidentuarve është e rënduar.

Njoftimi i Policisë
Më datë 19. 07. 2018, në rrugën e Dajtit, mjeti me drejtues D. H., ka rënë nga lartësia ku janë dëmtuar D. H., dhe pasagjerët O. Z., A. P., dhe V. T., të cilët u dërguan në spital nën kujdesin e mjekëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook