Ballina Aktualitet Makina çan kangjellat e rrugës dhe përfundon në lumin Osum, shpëton mrekullisht...

Makina çan kangjellat e rrugës dhe përfundon në lumin Osum, shpëton mrekullisht 24-vjeçari (Emri)

Një automjet ka përfunduar në ujërat e lumit Osum në Berat, por fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mbijetuar.

Burime zyrtare nga Policia e Beratit bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, Klajdi Selenica  24 vjeç, banues në lagjen Çlirim, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa angleze ka humbur kontrrollin e mjetit dhe për pasojë ka rënë në lumë.

I riu është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, zjarrfikses dhe ambulanca ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit nga lumi.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook