Ballina Aktualitet Makina del nga rruga në Tiranë, një i vdekur, dy të plagosur

Makina del nga rruga në Tiranë, një i vdekur, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i “Saukut”, ku si pasojë e daljes së automjetit ka humbur jetën një prej pasagjerëve, më konkretisht 28-vjeçari E.P.

Drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjere në makinë, kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen të shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën

Njoftimi i Policisë
Më datë 07.08.2018, tek rrethrrotullimi i “Saukut”, shtetasi L. D. vjeç 28, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë jashtë rruge ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. D. dhe pasagjerja, shtetasia D. Xh. vjeçe 23 banuese në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Pasagjeri tjetër shtetasi E. P., vjeç 28, banues në Tiranë, ka ndërruar jetë, në spital. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook