Ballina Kronike Masakra me 8 të vrarë në Vlorë, kush janë viktimat (Emrat)

Masakra me 8 të vrarë në Vlorë, kush janë viktimat (Emrat)

Viktimat e ngjarjes së rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Resulaj të Vlorës janë 4 gra, 3 burra dhe 1 fëmijë.

24-vjeçari Ridvan Zykaj ka vrarë pjesëtarët e tre familjeve, kushërinj të parë të babait të tij.

Nga të dhënat e deritanishme të policisë, 24-vjeçari ka vrarë Demir Zykajn dhe gruan e tij si dhe dy djemt e çiftit.

“Ai ka vrare djalin e Demirit, Azemin dhe gruan e tij Si dhe djalin tjeter te Demirit: Besimin dhe gruan e tij si dhe dy femijet e tyre Saren dhe Ledjonin. Gjyshi i autorit e kishte vella Demirin. Prinderit e autorit jane te shoqeruar ne Polici dhe po merren ne pyetje ne lidhje me rrethanat e ngjarjes”, thuhet në një tjetër njoftim të policisë.

Emrat e 7 prej viktimave janë: Azem Zykaj, Afërdita Zykaj, Demir Zykaj (75 vjec), Ferie Zykaj, (72 vjec) Besim Zykaj,(42 vjeç) Vasilika Zykaj, Sara Zykaj (17 vjeçe) dhe Ledjon Zykaj (i mitur, 9 vjec).

Forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të autorit, 24-vjeçari Ritvan Zykaj.

Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmangien përballjes më të por të telefonojnë policinë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook