Ballina Kronike Masakra/ Dëshmon pronari i lokalit në Bllok: I dashuri i Elvanës më...

Masakra/ Dëshmon pronari i lokalit në Bllok: I dashuri i Elvanës më kërkoi fillimisht…


Është zbuluar dëshmia e Redi Popeskut, pronarit të lokalit “Monopol” ku ndodhi ngjarja e rëndë dy netë më parë.

Në barin që njihet si vendi ku shkojnë Vip-at u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë. Pronari i saj ishte Redi Popesku, i cili është edhe dëshmitari i vetëm që ka folur deri tani rreth ngjarjes.

Popesku ka treguar se ishte Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës), ai që fillimisht kërkoi që në lokalin e tij të vinte Ervis Martinaj, për t’u sqaruar për një konflikt që kishin mes tyre.

Popesku ka treguar:
Mesa kuptova ka qenë një konflikt ordiner për t’u sqaruar në lidhje me ngacmimin e së dashurës së Ervin Matës, Elvana Gjata.
Gjithashtu dua të sqaroj momentin që para se të vinte Ervis Martinaj, mua më tha Ervin Mata, nëse e kisha problem që ai të vinte tek lokali im. I thashë se nuk kishte problem, pasi Martinajn e kisha të njohur. Dua të sqaroj se të dy këta persona, si Ervin Mata dhe Ervis Martinaj u takuan normalisht dhe nuk dhanë asnjë shenjë për konflikt. Pra u takuan miqësisht dhe nuk kishin tendencë që të tregonte se situata do agravonte siç ndodhi. Debati fillimisht nisi mes njërit prej djemve që shoqëronte Martinajn, i identifikuar më vonë si Fabian Gaxha dhe komandos Meviol Bilo, që ishte në shoqërinë e Matës.”
Sipas Popeskut, pas debateve verbale, ata u konfliktuan edhe fizikisht, dhe ishte pikërisht personi që shoqëronte Martinajn, që nxori armën dhe qëlloi i pari.

Popesku ka rrëfyer se Martinaj mbërriti në lokalin e tij me një makinë tip “BMW” të zezë. Në zonën e Vipave ku ndodhi ngjarja e rëndë nuk kishte kamera e për këtë arsye nuk mund të zbulohet se si ndodhën ngjarjet. Në lokal nuk ka pasur as kamerier, pasi pjesëtarëve të dy grupeve u është shërbyer nga vetë Popesku. Kujtojmë se Ervis Martinaj dhe dy personat që e shoqëronin, Fabian Gaxha që mbeti i vrarë dhe Eljon Hato, i plagosur në spital, rezultojnë me precedentë të mëparshëm penale.

LEXO EDHE:  "Je dredharak e manipulator", Basha i kujton Ramës shprehjen e Papa Franceskut