Ballina Kronike Masakra në Bllok/ Zbulohet lidhja e këngëtares Elvana Gjata me atentatin vdekjeprurës

Masakra në Bllok/ Zbulohet lidhja e këngëtares Elvana Gjata me atentatin vdekjeprurës

Sipas Lalës, këngëtarja Gjata shoqërohej nga  i fejuari i saj dhe në momentin kur ndodheshin në lokal ajo është ngacmuar nga njerëzit e Martinajt.

Shkak ishin bërë ngacmimet që iu bënë këngëtares Elvana Gjata, e cila ka qenë me të dashurin e saj dhe miqtë e tij, ndërkohë që është ngacmuar nga Ervis Martinaj.

Një burim nga policia tha për “DuaLajm.com” se në tavolinën e lokalit ku ndodhi vrasja kanë qenë të ulur 4 persona, mes të cilëve edhe i dashuri i këngëtares Ervin Mata.

Ervis Martinaj dhe Fabiol Gaxhaj kanë hyrë në lokal, për t’u sqaruar ndërsa dy persona të tjerë prisnin jashtë. Biseda nuk ka qenë e qetë dhe kur palët janë acaruar, në lokal kanë hyrë edhe dy personat që shoqëronin Ervis Martinaj.

“DuaLajm.com” raporton se në këtë moment, situuta ka dalë jashtë kontrollit, personat kanë nxjerrë armët dhe janë qëlluar me armë. Mendohet se kanë qenë tre vetë që kanë qëlluar me pistoleta. I vrarë ka mbetur Fabiol Gaxhaj. Të plagosur, Ervis Martinaj dhe Leart Hato.

Dëshmitarët përshkruajnë një skenë përleshjeje, ku gjithçka ka kaluar në kaos dhe në dysheme janë krijuar pellgje gjaku. Gjithsesi policia ka identifikuar personat që kanë qëlluar dhe është në kërkim të tyre, ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ka gjithashtu dyshime se ky moment mund të jetë shfrytëzuar nga grupet e tjera kriminale. Policia po kërkon biznesmenin e njohur që shoqëronte këngëtaren, i cili ka impakt edhe në drejtësi”, deklaroi Lala qe fillimisht hezitoi të bëjë publik emrin e Elvana Gjatës, por pas këmbënguljes së gazetares në studio, emri u bë publik.

LEXO EDHE:  Sasia rekord e kokainës e kapur në Portin e Durrësit, ja sa milion euro kushton

Gjithsesi, pistat e hetimit të policisë dhe prokurorisë janë disa për shkak të së kaluarës së Ervis Martinajt dhe njerëzve të tij.