Ballina Kronike Masakra në Resulaj të Vlorës/ Shuhen dy familje, mes viktimave gra dhe...

Masakra në Resulaj të Vlorës/ Shuhen dy familje, mes viktimave gra dhe fëmijë

Shumë prej viktimave të masakrës së ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës janë gra dhe adoleshentë të moshave 14 ose 16 vjeçar.

Megjithëse nuk është bërë ende identifikimi i plotë i tyre, paraprakisht dyshohet se dy familje janë shuar.

Disa prej viktimave janë në moshë shumë të re dhe gra. Dy familje janë shuar nga breshëria e automatikut të 24 vjeçarit.

4 gra, 3 burra dhe 1 fëmijë janë viktimat e ngjarjes së rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Resulaj të Vlorës.

Ndërkohë, pritet një konfirmim zyrtar për numrin e të plagosurve, që deri më tani dyshohet të jenë 6 persona.

Policia ende nuk ka arritur të prangosë autorin e ngjarjes, Ridvan Zykaj.

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa me shpejt të vendndodhjes së autorit të krimit dhe i fton ata që të telefonojnë në numrin  069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.

Policia sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmangen përballjes më të por të telefonojnë policinë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook