Ballina Kronike Masakra në Vlorë/ Si ndodhi ngjarja ku 8 persona janë vrarë, ja...

Masakra në Vlorë/ Si ndodhi ngjarja ku 8 persona janë vrarë, ja detajet e policisë

Pas masakrës së ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës, ku një person me probleme mendore vrau me armë zjarri 8 persona dhe plagosi disa të tjerë, vjen njoftimi i policisë për këtë ngjarje.

Informacion paraprak
Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook