Ballina Kronike Masakra tek Blloku, të gjitha detajet që duhet të dini për krimin...

Masakra tek Blloku, të gjitha detajet që duhet të dini për krimin që tronditi Tiranën


Një sherr i nisur për motive të dobëta dje në orët e mbrëmjes së 4 tetorit në një prej lokaleve të njohura në zonën e ish-Bllokut, degjeneroi më pas në një konflikt me armë zjarri e që prodhoi një viktimë dhe dy të plagosur. I vrarë në vend mbeti Fabiol Gaxha (28 vjeç), ndërsa me plagë në trup: Ervis Martinaj (36 vjeç, biznesmen i njohur i pikave të basteve) dhe Eljon Hate (26 vjeç, në gjendje të rëndë). Të kërkuarit për krimin e kryer janë Fabiol Alushi, Mervjol Bilo dhe i fejuari i këngëtares së njohur Elvana Gjata, Ervin Mataj.

 

DINAMIKA

Tre personat e shpallur në kërkim: Fabiol Alushi, Mervjol Bilo dhe Ervin Mataj ishin në një tavolinë bashkë në lokalin “Monopol” ku ndodhi ngjarja. Ervis Martinaj me Eljon Haton ishin në një tavolinë tjetër, afër me tre personat e tjerë që u përfshinë në ngjarje e rëndë. Më vonë ka ardhur dhe Fabiol Gaxha, i cili kishte pasur një konflikt me Matajn, dhe ky ka qenë momenti kur ka nisur konflikti. Burimet, theksojnë faktin, se një javë më parë Gaxha kishte ngacmuar këngëtaren e njohur Elvana Gjata, njëherësh edhe e fejuara e Ervin Mataj. Pikërisht, kjo ishte edhe arsyeja e nisjes së sherrit Brenda në lokal. Më pas të gjithë kanë nxjerrë armët të gjashtë personat dhe nga plumbat ka mbetur viktimë Fabiol Gaxha dhe janë plagosur Ervis Martinaj dhe Laert Hata.

VIKTIMA

28-vjeçari Fabiol Gaxha, i cili ishte truproja i Ervis Martinaj, rezulton person i shpallur në kërkim, pasi akuzohej për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”. Më 27 gusht të këtij viti, Gaxha qëlloi me armë zjarri 30-vjeçarin Andi Spahiu në datën 27 gusht në rrugën “Tasim Shehu” në Tiranë. Ky i fundit u arrestua nga policia për shpërndarje të drogës, edhe pse ishte i plagosur me katër plumba. Edhe i plagosuri,  Eljon Hate, i njohur ndryshe edhe me emrin Esmeraldo akuzohet se vrau më 12 maj të vitit 2014 në Shkodër Indrit Hyllin, ndërsa i plagosur mbeti Jetmir Molla. Hate u arrestua së bashku me të vëllanë në 3 maj të vitit 2015 në Laç.

LEXO EDHE:  Manjani: Nuk mund ti bihet gjithnjë “samarit të oligarkisë”

KËNGËTARJA

Duke qenë se  këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, dyshohet se është shkak për këtë ngjarje, policia mësohet se e ka marrë në pyetje. Policia ende nuk ka konfirmuar arsyen për të cilën ka marrë në pyetje Elvana Gjatën, por burime bëjnë me dije se ajo po pyetet si një person që ka dijeni për ngjarjen.

ARRESTIMET

Në vendin e krimit përveç gjakut janë gjetur tre pistoleta dhe janë mbledhur 9 gëzhoja, kjo tregon se ka pasur të shtëna më shumë se nga një armë. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në lokalin ku ndodhi atentati, për të nxjerrë në dritë të vërtetën e ngjarjes. Sipas burimeve policore, numri i të shoqëruarve është më shumë se 50 persona, pasi mendohet se kanë informacione për ngjarjen. Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë; Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Fabiol Alushi (42 vjeç), Mervjol Bilo (41 vjeç) dhe i dashuri i këngëtares së njohur Elvana Gjata, Ervin Mataj (31 vjeç).

ARRESTOHET KOMANDOJA

Tentoi të arratiset në Greqi, kapet shoku i komandos që vrau truprojën e Ervis Martinajt në Bllok, ai është Geldo Shpetim Hoti. Mësohet se Hoti është pjesë e Forcave Komando dhe ka qenë i pranishëm në lokalin ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë në komunikatën e shpërndarë sot nga policia ku njoftohej tre emrat e shpallur në kërkim emri i tij nuk përmendej.

LEXO EDHE:  Vrasja në Bllok/ Kush është i fejuari i Elvana Gjatës, nga biznesi i hotelerisë te shpenzimet e luksit (FOTOT)