Ballina Aktualitet Mbyllet shkolla në Lushnjë, pezullohen nga detyra 16 mësues

Mbyllet shkolla në Lushnjë, pezullohen nga detyra 16 mësues

16 mësues janë pezulluar nga puna në Shkollën 9-vjeçare të Çermës në Lushnjë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Vendimi është marrë pasi gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Lushnjes të tre ditëve më parë për pezullimin e mësuesve nga detyra me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ata akuzohen se shpërdoruan detyrën përmes falsifikimit të dokumenteve shkollorë.