Ballina Aktualitet Me armë në brez nëpër qytet, arrestohet 18-vjeçari (Emri)

Me armë në brez nëpër qytet, arrestohet 18-vjeçari (Emri)

Uniformat blu vijojnë me kontrollet e përforcuara nëpër rrugët e vendit.

Në Durrës, në zonën e Plazhit është vënë në pranga një 18-vjeçar në kushtet e flagrancës i cili qarkullonte me armë në brez.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, uniformat blu kanë ndaluar një automjet tip “Benz” ku shtetasi Merlino Disha 18-vjeç udhëtonte si pasagjer.

Gjatë kontrollit nga ana e uniformave blu atij i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe një kreher me 3 fishekë.

Nuk dihet nëse i riu kishte si synim kryerjen e ndonjë krimi me armën që mbante me vete.

Uniformat blu vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore.

Arma e sekuestruar