Ballina Aktualitet Me maskë në kokë dhe me thikë në dorë, vodhi xhiron ditore...

Me maskë në kokë dhe me thikë në dorë, vodhi xhiron ditore të një kioske, arrestohet 19-vjeçari (Emri)

Policia, pas disa muajsh kërkime, ka mundur të arrestojë autorin e një grabitjeje të ndodhur në sheshin “Shqiponja”.

Policia njofton se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 28 shkurt 2018, ku tek sheshi “Shqiponja” një person i maskuar nën kërcënimin e një thike i vodhi shitëses së një kioske xhiron ditore. Ne pranga eshte vene i riu 19-vjecar, Xhesion Kasaj, 19 vjeç, banues në Përmet.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet, kapet dhe arrestohet nga Policia autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në sajë të një pune të miroganizuar hetimore bën identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit :

– Xhesion Kasaj, 19 vjeç, banues në Përmet.

Ky shtetas më datë 28 shkurt 2018, në një kioskë tek sheshi “Shqiponja”, nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetases E. B., (shitëse).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.