Ballina Kronike Mes serbve për avionin e rrëzuar, misioni top sekret i komandos që...

Mes serbve për avionin e rrëzuar, misioni top sekret i komandos që vrau në Bllok

Ishte marsi i vitit 1999 kur forcat e NATO-s me në krye SHBA-të vendosen që të bombardojnë makinerinë vrasëse të Millosheviçit në Kosovë për të parandaluar vijimin e masakrave gjakatare ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Mbrëmjen e 27 marsit 1999 një avion F-117 Nighthaëk niset nga baza e tij me misionbombardimin e objektivave në Serbi por për arsye të paqarta ai lë hapur transmetuesin duke u bërë i kapshëm prej radarëve të ushtrisë serbe, shkruan Albeu.com.

Ata qëllojnë dy raketa tokë-ajër dhe e rrëzojnë avionin, pjesë të të cilit ranë në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi (në atë kohë ishte bashkë me Serbinë).

SHBA-ve i nevojitej që të hiqnin materialet e rëndësisë së veçantë nga avioni siç janë për shembull CD-të e fotografive të bëra.

Me këtë mision niset një komando speciale nga veriu i Shqipërisë, pjesë e të cilit mësohet se ishte edhe komandoja që qëlloi në Bllok, Merviol Bilo. 

Ky i fundit ishte ndër ushtarakët më të përgatitur të vendit duke qenë ndër të parët që formsoi Forcat Speciale të Ushtrisë, por për arsye që duket se janë financiare pas pune bënte edhe badigardin e Elvana Gjatës.

Dy netë në parë, kur ndodhi edhe vrasja dhe tre plagosjet në Bllok, mësohet se Bilo është thërritur nga Ervin Mata dhe në kushtet kur Fabiol Gaxha nxorri pistoletën dhe qëlloi ndaj tij, ai iu kundërpërgjigj, por stërvitja disa vjeçare bëri që plumbat të qëllonin në shenjë duke goditur Gaxhën në kokë, Ervis Martinajn në qafë dhe Eljon Haton sërish në kokë. 

Gjatë mbrëmjes së djeshme është kapur shoku i tij, i cili ndihmoi që të largohej nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është duke e kërkuar ende komandon.

LEXO EDHE:  Vrasja në ish-bllok/ Komandoja flet për herë të parë nga arratia: Si nisi sherri, pse e vrava mikun e Vis Martinaj