Ballina Aktualitet Mes tyre një grua që është arratisur nga burgu, këta janë 22...

Mes tyre një grua që është arratisur nga burgu, këta janë 22 më të rrezikshmit e Dibrës (Emrat+Foto)

Policia e Shtetit ka vazhduar publikimin e emrave dhe fotove të personave më të kërkuar, të cilët janë të dënuar për vepra penale të rënda.

Ditën e sotme ishte radha e Policisë së Dibrës për të bërë publike emrat e fotot e 22 dibranëve, të cilët janë të dënuar me shumë vite burg.

Mes 22 të kërkuarve është edhe një grua e akuzuar për arratisje nga burgu.

“Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Dibrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë.