Ballina Kronike Misteri/ Pse shkoi Elvana Gjata në lokalin ku ndodhi masakra në Bllok?

Misteri/ Pse shkoi Elvana Gjata në lokalin ku ndodhi masakra në Bllok?


Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e ish-Bllokut, Elvana Gjata, këngëtarja e implikuar drejtpërdrejtë në këtë ngjarje, ka lënë me shpejtësi vendin dhe është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, i dashuri i saj është shpallur në kërkim. Por çfarë e çoi Elvana Gjatën natën e krimit, në lokalin e njohur në ish-Bllok?

Sipas dëshmive, ajo kishte qenë në lokal të merrte një çelës tek i fejuari i saj Ervin Mata, i cili ishte shoqëruar në tavolinë nga komando Melvjol Bilo, Geldi Hoti si dhe shtetasi tjetër Fabjol Alushi.

Në momentin që ka marrë porosinë dhe po dilte nga lokali, Fabjol Gaxha ka parë drejt këngëtares së njohur, gjeste këto që kanë rënë në sy të partnerit të saj Ervin Mata dhe miqve të këtij të fundit.

I pari që ka kërkuar llogari ka qenë truproja e Elvana Gjatës, Melvjol Bilo i cili është përplasur fizikisht me Fabjol Gaxhën dhe pastaj ka nisur shkëmbimi i zjarrit.