Ballina Kronike “Mjeshtërat” e Vorës, kapen në flagrancë nga policia grabitësit problematikë

“Mjeshtërat” e Vorës, kapen në flagrancë nga policia grabitësit problematikë

WhatsApp Image 2018-01-11 at 14.46.05

Policia e Vorës ka arrestuar dy grabitës të cilët kishin filluar të bëheshin problem, sidomos në vjedhjen e aksesorëve të makinave.

Leonard Prenjasi , 37 vjeç, banues në Tiranë dhe Bardhyl Shkreta, 41 vjeç, banues në Tiranë, u kapën në flagrancë tek po vidhnin një kabull të energjisë elektrike.

Në hetimet më të thella policia zbuloi se këta dy autorë kishin kryer dhe grabitje të tjera të kabujve elektrikë.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Golf” që drejtohej nga shtetasi Leonard Prenjasi dhe në banesën e shtetasit Bardhyl Shkreta u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-122 m kabull, kapuç, doreza, levë, çizme plastike dhe jelekë me shirita fosforishentë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas dyshohen dhe si autor të ngjarjeve:

Më datë 15.10.2017, në rrugën Rinas –Qaf Kashar, dyshohet se kanë vjedhur nje sasi kabulli elektrik ndrçimi.

Më datën 30.07.2017, në rrugen “Llazi Miha”, dyshohet të kenë të vjedhur një sasi kabulli telefonik

JA VJEDHJET E DOKUMENTUARA
– Më datë 16.12.2017, dyshohet se ka vjedhur dy xhamat e pasqyrave të mjetit tip “Benz”, pronë e shtetases E. S.,

– Më datë 18.12.2017, në rrugën “Spiro Mitro”, dyshohet se i ka vjedhur dy xhamat e pasqyrave të mjetit tip “BMV”, shtetasit A. A.,

– Më datë 18.12.2017, në rrugën “Tefta Tashko”, dyshohet se i ka vjedhur dy pasqyrat dhe airbegun e mjetit tip “Benz”, shtetasi R.L.,

– Më datë 27.12.2017, në rrugën “Dali Ndreu”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë kasetofonin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Sh.D.

– Më datë 21.12.2017, tek ish Fusha e Avicionit, dyshohet se i ka vjedhur një çantë shpine, një shumë lekësh, një palë atletë sportive, një kartë krediti dhe një kartë sonxhorno italiane, ne mjetitin tip “Dacia“,në përdorim nga shtetasi F.R.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edge të tjera vjedhjeve që keta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer.

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

WhatsApp Image 2018-01-11 at 14.46.17

WhatsApp Image 2018-01-11 at 14.46.27
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook