Ballina Kronike “Mos shpërndani më lekë për fushatë”, kërcënohen me armë zjarri motër e...

“Mos shpërndani më lekë për fushatë”, kërcënohen me armë zjarri motër e vëlla

SHPËRNDAJE

Një 33-vjeçare nga Dajçi i Lezhës ka denoncuar në Polici se është kërcënuar nga disa persona të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:50 ku 33 vjeçarja së bashku me vëllain e saj po udhëtonin me mjetin e tyre në Gjadër.

Ata janë ndaluar nga një mjet fouristradë tip “Benz”, nga ku kanë zbritur tre persona të cilët kanë kërcënuar motër e vëlla me armë zjarri.

Njoftimi i Policisë

“Në datë 18.06.2017, rreth orës 14:50 në sallën e Komandimit u mor njoftimi se në fshatin
Gjadër, Njësia Administrative Dajç, shtetasja M.N., 33 vjeçe, banuese në Gjadër është kanosur
me armë zjarri nga disa persona.

Me të marrë njoftimin u ngrit grupi hetimor, i cili shkoi në vendin e ngjarjes dhe janë kryer veprimet
e para proceduriale, si dhe është organizuar puna për të bërë të mundur dokumentimin dhe kapjen e
autorëve të kësaj ngjarje.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme rezulton se rreth orës 14:30, shtetasja M.N. së bashku me
vëllain shtetasin E.N., kur po lëviznin me automjetin e tyre në Gjadër janë ndaluar nga një mjet
fuoristradë tip ‘Benz’, nga ku kanë zbritur 3 persona.

Sipas kallëzimit të shtetases M.N., njëri prej tyre nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë i ka
kanosur ata dhe familjarët e tyre, me motivin që mos të shpërndanin lekë për fushatë elektorale.

Nga veprimet hetimore rezulton se autorë të dyshuar të kësaj vepre penale janë shtetasit:
– S.N. 19 vjeç, banues në Lezhë
– G.M. 21 vjeç, banues në Lezhë
– A.M. 24 vjeç, banues në Lezhë.
Veprimet në lidhje me këtë ngjarje janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje”

Strukturat e Policisë po punojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Comments

comments