Ballina Kronike Moti i keq në Tiranë sjell dëmin e parë, bie skela në...

Moti i keq në Tiranë sjell dëmin e parë, bie skela në mes të rrugës (Foto)

Pas temperaturave të larta, furtuna dhe shiu ka pushuar kryeqytetin pasditen e sotme, dhe nuk kanë kaluar pa pasoja.

Në rrugën ‘Ibrahim Rugova’, një skelë prej hekuri ka rënë nga një fasadë që po ndërtohej, duke përfunduar kështu në rrugë.

Fatmirësisht në momentet e rrëzimit të skelës nuk ka pasur kalimtarë apo makina, që mund të kishte pasoja të rënda.