Ballina Aktualitet Motoçikleta përplaset me bordurën, humb jetën 58-vjeçari në Elbasan

Motoçikleta përplaset me bordurën, humb jetën 58-vjeçari në Elbasan

Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Mësohet se një 58-vjeçar ka humbur jetën, pasi është aksidentuar teksa ishte duke lëvizur.

Burime zyrtare nga policia të mbërritura në vendgjarje bëjnë me dije se viktima ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën në anë të rrugës, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit që i mori jetën 58-vjeçarit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook