Ballina Aktualitet Motori humb kontrollin, plagosen dy të rinjtë në Shkodër, njëri dërgohet me...

Motori humb kontrollin, plagosen dy të rinjtë në Shkodër, njëri dërgohet me urgjencë drejt Tiranës (Emrat)

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vau Dejës-Hajmel, ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj.

Dy të rinjtë, 19-vjeçari Viktor Gega dhe Emanuel Dodaj nga Vau i Dejës kanë qenë duke udhëtuar bashkë me një motor dhe kanë dalë nga rruga në fshatin Hajmel.

19-vjeçari Gega ndodhet në gjendje të rëndë dhe u dërgua drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ndërsa Emanuel Dodaj është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook