Ballina Kronike “Na gjeni vajzën, e nisëm për në shkollë, por…”, 13-vjeçarja nga Kruja...

“Na gjeni vajzën, e nisëm për në shkollë, por…”, 13-vjeçarja nga Kruja zhduket pa lënë gjurmë, alarmohet policia

Një vajzë 13-vjeçare është zhdukur që prej ditës së djeshme në qytetin e Krujës.

Ka qenë motra e të miturës që ka bërë denoncimin në Policinë e Krujës. Sipas 24-vjeçares, motra e saj është nisur në shkollë si çdo ditë, por dje pasi ka mbaruar mësimi nuk është kthyer në banesë.

Familjarët nuk kanë dijeni se ku mund të ndodhet 13-vjeçarja, ndërsa grupi hetimor po punon për gjetjen e së miturës.

Njoftimi i Policisë
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për gjetjen e shtetases:
• D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.
Më datë 17.11.2017 ka bërë kallezim motra e saj, shtetësia A. L. 24 vjeçe, banuese në Krujë pasi shtetësia D.P. pasi mbarimit të mësimit nuk është kthyer në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook