Ballina Kronike Ndahet nga jeta aktori i njohur i teatrit shqiptar

Ndahet nga jeta aktori i njohur i teatrit shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Durrësit, Milto Profi.

Ai numëron shumë role në teatër por edhe në kinematografinë shqiptare. Ai ka qenë një ndër ikonat e teatrit të Durrësit ku i ka dhënë shumë kulturës me performancat e tij artistike.

Homazhet për të do të zhvillohen në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, ditën e nesërme në ora 10.00 paradite në hollin e këtij teatri.

Profi, ishte 30 vjeç, kur filloi të punojë si aktor në teatrin e Durrësit. Fillimisht me role në pjesët “Prefekti” e “Martesa”, “Mulliri I Kostë Bardhit”, “Njerëz mbi shkëmb”, “Çështja e inxhinjer Saimirit” etj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook