Ballina Kronike Ndahet nga jeta në moshën 98-vjeçare krahu i djathtë i Enver Hoxhës

Ndahet nga jeta në moshën 98-vjeçare krahu i djathtë i Enver Hoxhës

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 98 vjeçare, Rita Marko, një njeri shumë i rëndësishëm i regjimit komunist.

Marko, ish-Sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, raportojnë mediat.

Rita Marko ishte një prej njerëzve besnikë të diktatorit Enver Hoxhadhe ruajti raporte të mira edhe me pasuesin e tij, Ramiz Alinë.

Ai i mbijetoi spastrimit të kupolës komuniste nga Enver Hoxha dhe ka marrë pjesë në goditjen dhe ekzekutimin e shokëve të tij.

Në dhjetor të vitit 1991, Rita Marko u arrestua së bashku me disa drejtues te PPSH-se, duke u dënuar me tetë vjet burg, pasi u akuzuan për shpërdorim të pushtetit, por arriti të fitojë lirinë në korrik të 1995-ës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook