Ballina Kronike Ndalohen 15 klandestinë në Korçë, kërkesë për azil në Shqipëri

Ndalohen 15 klandestinë në Korçë, kërkesë për azil në Shqipëri

Patrulla e Policisë Kufitare të rajonit të Korçës ka ndaluar rreth 15 klandestinë vetëm në dy ditët e fundit.

Emigrantët kanë kaluar kufirin, me synimin për të vijuar udhëtimin e tyre në veri drejt vendeve të BE-së.

Pjesa më e madhe e tyre ndalohet nga patrulla të Policisë Kufitare që monitorojnë kufirin.

15 shtetasit e fundit të ndaluar nga policia janë nisur që të gjithë drejt Tiranës, në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, pasi të gjithë këta shtetas nga Siria dhe Iraku kanë kërkuar azil në Shqipëri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook