Ballina Aktualitet Ndjekje si në filma, kapet në Itali skafi me 2 ton drogë...

Ndjekje si në filma, kapet në Itali skafi me 2 ton drogë nga Shqipëria. Policia jep detaje

Një ndjekje si nëpër filma, ku protagonistë janë, një helikopter i guardia di finanza dhe një gomone me motor me super fuqi të trafikantëve të drogës.

Bilanci final: rreth 2 ton drogë, dy shqiptarë të arrestuar dhe skafi i sekuestruar.

Mësohet se në pranga kanë përfunduar dy shtetasit shqiptarë: A.L., 38-vjeç dhe A.A., 36-vjeç

Gjithcka nisi në mëngjes, kur u sinjalizua se një gomone që dyshohej se po vinte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.

Menjëherë nisën kërkimet në det, motoskafët e rojës detare si edhe një helikopter u vunë në ndjekje të gomones e cila po afrohej në brigjet italiane në afërsi të Viestes.

Mediat italiane shkruajnë se mjaftoi një kontroll i shpejtë për të kuptuar se bëhej fjalë për marijuanë, ndoshta nga ajo e prodhuar në Shqipëri, që tashmë është kthyer në prodhuese kryesore të kësaj droge në tregun kombëtar.

Ndërkohë që pas këtij lajmi ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila sqarojn se skafi me drogë nuk është nisur nga Shqipëria dhe se sinjalizimin e parë e kanë dhënë autoritetet kroate.

Reagimi i plotë i Policisë së Shtetit
Lidhur me lajmin e publikuar ne mediat italiane dhe me pas nga mediat shqiptare, Policia e Shtetit sqaron se:
Gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale.
Qendra Kombetare e Koordinimit (NCC) kroate dje rreth orës 22:30 ka njoftuar NCC italiane për një mjet të dyshimtë në dalje nga ujërat kroate.
Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njejtin drejtim të ujrave kroate.
Ne bordin e mjetit jane kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis.
Mjeti detar sipas hetimeve te deritanishme, nga policitë e vendeve partnere, nuk është nisur nga brigjet shqiptare.

LEXO EDHE:  Shpërthim me lëndë eksploziv në një biznes në Krujë