Ballina Aktualitet Ndjekje si në filma në Sarandë, policia kap 16-vjeçarin me drogë, por...

Ndjekje si në filma në Sarandë, policia kap 16-vjeçarin me drogë, por shoku i tij…

Foto ilustruese

Një ndjekje si nëpër filma aksion ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku policia iu vu pas një automjeti me drogë.

Automjeti tip BMW nuk i është bindur urdhrit të policit duke u larguar, por më pas është arritur të ndalohet.

Policia ka arritur të kapë vetëm njërin nga trafikantët, 16-vjeçarin me iniciale Andi O. nga Tepelena, ndërsa shtetasi L.M., 32-vjeç është larguar me vrap dhe është shpallur në kërkim.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Blindohet Burreli, kontrolle të befasishme nga policia dhe FNSH, ja çfarë u gjet

Nga kontrolli në automjet, u gjetën 6 kg marijuanë, të cilat kishin si destinacion Greqinë.

Kujtjojmë që Policia e Sarandes ka rritur itensitetin e goditjes ndaj trafikut të drogës prej fillimit të vitit duke shënuar disa suksese rradhazi ne sekuestrimin e sasive te marijuanës ndërkohë të arrestuarit janë mbi 20.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook