Ballina Aktualitet Ndodh edhe kështu, vjehrra rreh keqazi nusen në Korçë, por… (Emri)

Ndodh edhe kështu, vjehrra rreh keqazi nusen në Korçë, por… (Emri)

Rastet kur nusja dhunon vjehrrën janë të shumta, por nuk mungojnë edhe ato rastet kur vjehrra ngre dorë mbi nusen.

I tillë është edhe rasti i një 48-vjeçareje nga Kamenica e Korçës, e cila pas ngjarjes u arrestua nga policia.

Bëhet fjalë për Shegë Bezolli, 48 vjeçe.

“Arrestimi i saj u bë pasi, në Kamenicë, kjo shtetase për motive të dobëta, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të saj, shtetases F.B, 23 vjeçe, si edhe ka dëmtuar derën e një dhome të banesës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.