Ballina Aktualitet Në gjendje të dehur dhe pa patentë, 33-vjeçari shkodran përplas makinën e...

Në gjendje të dehur dhe pa patentë, 33-vjeçari shkodran përplas makinën e policisë dhe…

Një 33-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia pasi ka qenë duke drejtuar mjetin pa patentë dhe në gjendje të dehur.

Por jo vetëm kaq, pasi i riu me iniciale S.F., banes në fshatin Toplanë, Vau i Dejës, ka përplasur automjetin e policisë, si dhe ka kundërshtuar uniformat blu.

Njoftimi i Policisë
Më datë 13.07.2018, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S.F., vjeç 33, banues në fshatin Toplanë, Vau Dejës, pasi më datë 12.07.2018, në fshatin Hot i Ri, duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi mjetin tip “BMW”, është përplasur me mjetin e policisë, si dhe për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook