Ballina Kronike Në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur...

Në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur i humorit, Fadil Hasa

Ndahet nga jeta aktori i njohur i humorit dhe i estradës shqiptare, Fadil Hasa. “Artisti i merituar”, u nda nga jeta në moshën 78 vjeç, pas një sëmundje të rëndë.

Fadil Hasa ishte është një nga aktorët e shquar shqiptar, i cili me rolet e tij ka shenjuar historinë e humorit në Shqipëri.

Homazhet do të bëhen nesër në orën 10.00 – 11.00, në teatrin e Durrësit.

Biografia:

Ai ka luajtur një sërë rolesh, dhe me dhjetëra personazhe që ka sjellë me numrat e humorit ka marrë shumë vlerësime nga publiku.

Aktori ka lindur në Durrës me 8 prill 1940. Ai është i shquar më shumë në role komike ne estradën e Durrësit, por edhe me role të shumë në kinematografi.

Çdo rol i realizuar me profesionalizëm e ka përcjellë më së miri mesazhin në publik me problemet që trajtonte humori shqiptar, dhe kjo për aktorin e njohur Fadil Hasa ka qenë prioritet për aktorët.

Ka luajtur në filma si:

Kronikë provinciale (2009)
Mao Ce Dun (2007)… Hekuran Romalini
Zëvendësi i grave (1987)… Shabani

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook