Ballina Aktualitet Nervozohet shqiptari, kontrolli rutinë nga policia italiane i gjen drogën e fshehur...

Nervozohet shqiptari, kontrolli rutinë nga policia italiane i gjen drogën e fshehur në …

Forcat italiane të policisë kanë vënë në pranga një shqiptar 24-vjeçar, në Peskara të Italisë.

Gjatë kontrollit rutinë të automjeteve policia ndalon rastësisht dhe 24-vjeçarin shqiptar. Ai ka shfaqur nervozizëm dhe ka dalë jashtë kontrollit, gjë që ka nxitur policët të kontrollojnë më imtësisht makinën.

Autoritetet italiane arrijnë ti gjejnë 1 kg kokainë, të fshehur në një kuti të posaçme në motorr.

Vlera në treg e kësaj sasie droge arrinte në 200 mijë euro. Në qytetin e Peskarës duket se janë marrë mjaft lajmërime kohët e fundit, duke u arrestuar në masë persona që kanë lidhje me shitjen dhe shpërndarjen e drogës.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook