Ballina Aktualitet Ngec anija në afërsi të Lungomares në Vlorë, policia nis operacionin për...

Ngec anija në afërsi të Lungomares në Vlorë, policia nis operacionin për ta nxjerrë në breg

Një anije me vela është bllokuar pasditen e sotme në afërsi të Lungomares në Vlorë, brenda të cilës udhëtojnë turistë të huaj.

Kapiteneria e Vlorës ka nisur operacionin për nxjerrjen e anijes. Mësohet se Veliera ka ngecur 30 metra larg bregut, ndërsa shkak ka qenë era e fortë.

Ndërkohë, në ndihmë të anijes kishte shkuar edhe një tjetër mjet lundrues, (një gomone) i cili është dëmtuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook