Ballina Kronike Nis protesta kundër rritjes së çmimit të ujit, qytetarët mblidhen para Bashkisë...

Nis protesta kundër rritjes së çmimit të ujit, qytetarët mblidhen para Bashkisë së Tiranës

Pasi kryebashkiaku Veliaj pranoi propozimet e LSI, qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë para Bashkisë së Tiranës, kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

Protesta ka nisur rreth orës 18:00 ku dhjetëra qytetarë po protestojnë në shenjë kundërshtimi për këtë vendim, i cili pritet të miratohet sot në Këshillin Bashkiak.

LEXO EDHE:  Rama lajmëron qytetarët: Ankohuni në platformën më të fundit online për çdo problematikë

Qytetarët janë shprehur se është e papranueshme të rritet çmimi i ujit të pijshëm.

Kjo rritje e një prej produkteve bazë jetësore vjen në një kohë që varfëria sa vjen dhe shtohet te shqiptarët.

Protestuesit e mbledhur në para Bashkisë së Tiranës theksojnë se vendimi është shumë i rëndë dhe arrogancë e tepruar e pushtetit.