Ballina Kronike Një futbollist shqiptar vritet ne Greqi

Një futbollist shqiptar vritet ne Greqi

Vritet gjatë natës një 18 vjeçar shqiptar në Greqi.

Mediat greke raportojnë se një 18-vjeçar shqiptar, futbollist i një skuadre greke është vrarë në këto orët e fundit. Ngjarja ka ndodhur në Kavalla, dhe i riu është qëlluar me dy plumba, ndërsa në dorë i janë gjetur një kartëmonedhë me 50 euro.

Kjo është ngjarja e dytë brenda pak ditëve në Greqi. Kujtojmë se 63-vjeçari Petrit Zifle nga Berati u vra 2 javë më parë nga një ekstremisti grek i ‘Agimit të Artë’ në Lefkimi të Korfuzit.