Ballina Aktualitet Një mal me akuza, kapet ‘gangsteri’ nga Elbasani (Emri)

Një mal me akuza, kapet ‘gangsteri’ nga Elbasani (Emri)

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për një sërë veprash penale është arrestuar nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me efektivët e kryeqytetit.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar Thanas Bego, 32vjeç, i cili dyshohet për vepra të vjedhjes dhe të plagosjes me dashje. Gjithashtu ndaj tij rëndojnë edhe akuza të tjera si mosbindje nda efektivëve të policisë, shkatërrim prone, si dhe mosbindje ndaj efektivave të policisë.

“Arrestohet Thanas Bego ,32 vjeç nga lagja Shënkoll i Elbasasanit , i shpallur në kërkim për disa vepra penale .Bego dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve si dhe ndaj tij është lëshuar edhe një urdhër arresti për plagosje me dashje , per shkaterrim prone, per mosbindje ndaj efektivave te policisë.

Bego eshte kapur ne kryeqytet pas nje pune te mirëorganizuar te sektorit te krimeve te komisariatit te policise Elbasan ne bashkepunim me koleget e Tiranes”, njofton policia.