Ballina Aktualitet Nuk i dha rrogën, 37-vjeçari nga Tirana denoncon administratorin e Call Center....

Nuk i dha rrogën, 37-vjeçari nga Tirana denoncon administratorin e Call Center. Policia shpall në kërkim italianin

Një 37-vjeçar nga Tirana ka denoncuar në polici administratorin italian të një Call Center në kryeqytet, pasi ky i fundit nuk i ka dhënë pagën dhe s’i ka paguar sigurimet.

Pas këtij sinjalizimi, policia e kryeqytetit ka nisur procedim penal ndaj shtetasit italian dhe e ka shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin italian G.A. 51 vjeç, banues në Itali, pasi në rrugën “Nikolla Tupe”, te Call Center, në administrim të tij, ka punësuar pa e deklaruar dhe nuk i ka dhënë rrogën e sigurimet shoqërore, shtetasit I.B, vjeç 37, banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Nuk do ta besoni se ç'bën një italian kur i bie peshqiri në telin e komshiut

Policia po punohen për kapjen e G.A. i cili akuzohet për “mashtrim”, “fshehje e të ardhurave” dhe “punësim të paligjshëm”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook