Ballina Aktualitet Nuk ka të ndalur dhuna në familje, 29-vjeçarja nga Tirana kërkon ndihmë...

Nuk ka të ndalur dhuna në familje, 29-vjeçarja nga Tirana kërkon ndihmë e policisë: Më dhunon burri!

Një 29-vjeçare nga Tirana ka denoncuar bashkëshortin e saj, pasi pretendon se ky i fundit ka ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike dhe fizike.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se shtetasja me iniciale Sh.Xh., ka kërkuar urdhër mbrojtje ndaj bashkëshortit të saj.

Njoftimi i Policisë
Më datë 18.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Sh.Xh., vjeçe 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, D.Xh., vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook