Ballina Kronike Nuk përmbahet 40-vjeçari nga Skrapari, ngacmon seksualisht një vajzë dhe i plagos...

Nuk përmbahet 40-vjeçari nga Skrapari, ngacmon seksualisht një vajzë dhe i plagos bashkëshortin me thikë (Emri)

“I papërmbajtshmi” i Skraparit ka përfunduar në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 24-vjeçare si dhe ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj.

Sipas informacioneve të policisë mësohet se autori është Emror Ibranj, 40 vjeç, banues në Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ngacmuar seksualisht shtetasen O. Xh., 24 vjeçe, si dhe ka dëmtuar lehtë me mjete të forta, bashkëshortin e saj shtetasin K. Xh., 36 vjeç.

Mësohet se 40-vjeçari ka ngacmuar në rrugë vajzën dhe ka tentuar që ta prekë në pjesët intime.

Por kjo e fundit i ka treguar të shoqit i cili ka qenë pak metra më tutje dhe në debate me fjalë, 40-vjeçari e ka goditur, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Ngacmime seksuale’’ dhe ‘’Plagosje e lehtë me dashje’’, parashikuar nga nenet 108/a dhe 89 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook