Ballina Kronike Nxorri “zvarrë” motrën nga shkolla, arrestohet vëllai i dhunshëm (Emri)

Nxorri “zvarrë” motrën nga shkolla, arrestohet vëllai i dhunshëm (Emri)

Një 27-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet se ka nxjerrë me dhunë motrën e tij nga ambientet e shkollë së mesme, ku ajo mësonte.

Sipas policisë, i arrestuari në flagrancë është shtetasi Geri Lushaj, banues në Vlorë, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike nda 17-vjeçares.

“Ky shtetas ditën e djeshme ka shkuar pranë ambienteve të Gjimnazit “Ali Demi” dhe ka marrë me forcë e pa dëshirën e saj, motrën e tij, shtetasen me inicialet F. L., 17 vjeçe, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj për motive të dobëta”, njofton policia.

Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se 27-vjeçari i arrestuar rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale të “Dhunës në familje”.

Materialet në ngarkim të 27-vjeçarit u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj tij për veprën penale “Dhunë në familje”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook