Ballina Kronike Operacioni “Përsëritësi” finalizohet me shkatërrimin e grupit shpërndarës në Tirane (FOTO)

Operacioni “Përsëritësi” finalizohet me shkatërrimin e grupit shpërndarës në Tirane (FOTO)

Policia e kryeqytetit shkatërron një grup shpërndarësish të lëndëve narkotike në kryeqytet. Operacioni “Përsëritësi” ka çuar në pranga katër persona duke shpallur dy në kërkim dhe dy të tjerë duke u proçeduar në gjendje të lirë.

Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi disa mujor të policisë dhe prokurorisë së Tiranës rreth shpërndarsëve qe kishin populluar disa nga rrugët më kryesore në tiran duke i bërë pika të tregut të kanabisit dhe heroinës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojeve “Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sattiva”, në zona të ndryshme të Tiranës.

Janë arrestuar
Erjon Shehu, 23 vjeç, banues në Tiranë
Xhevair Ahmetaj, 41 vjeç, banues ne Tiranë, i dënuar më parë
Mariglen Ahmetaj, 19 vjeç, banues në Tiranë
Kozma Pire, 23 vjeç, banues në Tiranë

U proceduan në gjendje të lirë
R. S., 29 vjeç, banues në Tiranë
R. K., 20 vjeç, banues në Tiranë

Në kërkim
R. B, banues në Tiranë
L. T, banues në Tiranë

Në kohë dhe vende të ndryshme, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 39.2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
– 3.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.
– 2.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
– 3 automjete të markave të ndryshme.
– Shumat monetare prej, 1.620.500 lekë të reja, 100 dollarë dhe 50 euro.
– 10 telefona celulare të markave të ndryshme.
– Një peshore elektronike

Materialet e proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.