Ballina Aktualitet PAMJE TRONDITËSE/ Luanit i hedhin për ushqim gomarin e gjallë në Kopshtin...

PAMJE TRONDITËSE/ Luanit i hedhin për ushqim gomarin e gjallë në Kopshtin Zoologjik të Durrësit (VIDEO)

Një video tronditëse është shpërndarë në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme.

Në pamjet e rënda që thuhet se janë regjistruar në Kopshtin Zoologjik të Rrushkullit në Durrës, shihen dy persona, të cilët i hedhin një gomar të gjallë luanit brenda kafazit të tij.

Siç shihet dhe në videon rrënqethëse, luani menjëherë e shqyen të gjallë kafshën e pambrojtur, shkruan ‘DuaLajm.com’.

Raste të tilla, ku kafshët trajtohen mizorisht, janë të dënuara me ligj në shumë shtete perëndimore.

Nuk dihet nëse Ministria e Mjedisit apo Shoqatat për Mbrojtjen e Kafshëve në Shqipëri janë në dijeni të këtij fenomeni shqetësues, por një akt i tillë është vërtet barbar.

Kujtojmë që vetëm dy ditë më parë, prestigjozja britanike “DailyMail” i kushtoi një artikull keqtrajtimit mizor të kafshëve në Kopshtin Zoologjik të Fierit.